Mesi i ‘zbardh’ faqen Setienit në debutim…

Një aksion manual i blaugranëve finalizuar nga Lionel Mesi, i shpëton ‘nderin’ në debutim Kike Setien dhe mban në krye Barcelonën në La Liga.

E gjtha ngjau pak çase më parë në ‘Kamp Nou’ në sfiden Barcelona Granada,me miqtë që para se të ndiqnin me sy artin unision katalanas gati sa nuk ndëshkuan vendasit. Topi u ndal në shtyllë.

Në këtë takim tekniku Setien, i besoi një formacioni fitues por në radhët e tyre u pa edhe talenti Riki Puig. Edhe Rakitiç, Fati e Roberto u përfshinë në listën e titullarëve.

Barcelona pas këtij takimi, bashkëkryeson me Realin e Madridit La Ligën, në kuotën e 43 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!