Partizani nis Hysenin në Ishull

Nga Flamurtari te Partizani e më pas drejt e në Ishujt Faroe.

Klubi i kuq, ka shkruar në zyrtaren e tij në Facebook për largimin e Alesio Hysenit nga Partizani. 23-vjeçari, sipas klubit, do të huazohet te kampionët e Ishujve Faroe, KI Klaksvik deri në fund të këtij sezoni.

Postimi i Klubit:

“ZYRTARE
ALESSIO HYSENI HUAZOHET TE KI KLAKSVIK

Klubi zyrtarizon trasferimin në formulën e huazimit të Alessio Hysenit pranë skuadrës KI Klaksvik.

Mesfushori 23 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në Janarin e 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe.

Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!