Vecaj i bashkohet Laçit, sot në seancë…

Uendi Vecaj është një nga futbollistët e rinj tek të cilët pati besuar fort Teuta. Por pas largimit të beftë nga durrsakët, sot ka gjetur akordin me kurbinasit.

Mesfushori sulmues nga Shkodra, pati deklaruar ndërsa ishte në radhët e Teutës se ‘skuadra mund të tentojë titullin’. Tani me bardhezinjtë, do duhet të mendojë minimalisht europën.

E rëndësishme fakti, që talenti 21 vjeçar, ka nënshkruar me skuadrën e Cungut dhe se do të jetë aktiv në Superiore.

Në gjithë edicionet e fundit, madje edhe në kategori inferiore, te Laçi ka patur kontribute nga futbollistë shkodranë.

Përpos Cungut trajner, Vecaj do gjejë te Laçi nga qyteti i tij, edhe mbrojtësin tjetër të dalluar, Abdurrahman Fangaj. Sot Vecaj del në seancë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!