Vllaznia barazon në miqësore, bilanc pozitiv nga Ohri

Miqësore në Cërrik: Vllaznia- Bylis 0-0

(Tri takime miqësore: 2 fitore dhe një barazim, është bilanci i shkodranëve gjatë janarit)

Në kthim nga Ohri, teksa u stërvit për gati dy javë, Vllaznia e Shkodrës luajti sot në ‘Nexhip Trungu’të Cerrikut takimin miqësor me Bylis.

Ndërkaq, ndeshja e luajtur në Cërrik nuk prodhoi gola. Të dy trajnerët Jonuz dhe Dovedan, panë gjendjen aktuale të futbollistëve të tyre.

Pjesa e parë u mbyll pas 35 minutash lojë. Sebep për mini-miqësorën ishin shkodranët të cilët të lodhur nga udhëtimi nga Ohri, kërkuan reduktimin e lojës me 10 minuta.

Aspak dakort pala ballshiote e cila ka kërcënuar të braktisë takimin nëse e dyta nuk do luhej për 45 minuta.

Një rast për moviolë ndodhi në pjesën e parë ndërsa gjyqtari kryesor, akordoi penallti për Vllazninë. Anësori sinjalizoi të kundërtën duke bërë që ‘VARI’ shqiptar, ta anulonte gjuajtjen nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë, teksa shumë futbollistë u zëvëndësuan, ishte më e mirë për Bylisin. Laço portieri që mbrojti kuadratin kuqeblu, disa herë u ftua në kauzë, por rrjeta e tij mbeti e paprekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!