Testet i fitojnë Vllaznia dhe Besëlidhja…

Vllaznia fiton testin e Ohrit ndaj Strugës me shifrat 2-0. Në këtët takim skuadra e Mirsad Jonuz, u tregua racionale dhe konkrete duke mos e vënë në asnjë rast në dyshim suksesin.

Shtubina me penallti në pjesën e parë dhe Mali në të dytën, autorët e golave.

Në miqësorën tjetër mes Laçit dhe Besëlidhjes, luajtur sot në Laç, skuadra e Armando Cungut, u mund nga lezhjanët e teknikut Plori me rezultatin 0-2.

Edhe në këtë takim bardhezinjtë janë shfaqur me futbollistë të alternuar duke mos arritur të thyejnë fqinjët që garojnë në Kategori të Parë.

Laçi para disa ditësh mposhti Apoloninë në takimin e parë miqësor për vitin 2020, me rezultatin 1-2, ndërkohë që më pas teksa angazhoi totalisht lojtarë të Akademisë, u mund nga Iliria 1-0.

Arsen Hajdari ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e Plorit, ndërkohë që Merdini dyfishoi rezultatin 10 minuta nga fundi (80′).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!