Rokada te Barcelona, gati zyrtarizimi…

Barcelona pritet ta zyrtarizojë. Tashmë klubi ia ka deklaruar Valverdes vendimin për ta larguar.

Në vend të tij, do jetë Kike Setien. Ish-trajneri i Las Palmas dhe Betis Seviljes, duket se është gati të nisë aventuren e re te blaugranët.

Në fakt, mediat pranë Barçes mbrëmë, pikasën emrin e Poçetinos si pasuesin e ‘milingonës’, por sot situata mori tjetër udhë.

Nuk dihet nëse takimi i drekës mes Bartomeut dhe Valverdes ka patur motiv tjetër përpos faktit që teknikut, i është komunikuar shkarkimi.

Kreu i Barcelonës, më vonë, ka patur një tjetër takim me bordin në ‘Kamp Nou’. Sa duket verdiktet janë marrë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!