Lacio nuk ndalet, Ibra debuton me gol…

U luajtën dy takime ndërsa i 3-ti po luhet këto çaste në Seria A. Milan ka fituar në Kaljari në shifrat 0-2. E reja e ditës, goli i parë i Zlatan Ibrahimoviç në aventurën e dytë me kuqezinjtë.

Por në javën e 19-të spikat fitorja e Lacios ndaj Napolit të Hysjat. Shkodrani ndër më të mirët në fushë, nuk e evitoi humbjen.

Një top i kthyer prej tij prapa për portierin Ospina, brenda logjikës por portieri gabon rëndë dhe Imobile i ndihmuar nga një devijim në mbrojtje, shënon golin e vetëm të takimit.

Lacialët gjejnë fitoren e 6 radhazi duke iu afruar kreut.

Inter- Atalanta, u udhëhoq nga vendasit 1-0 me golin e Lautaros pas asisitimit të Lukakut në minutën e 4-ët. Në të 75-ën, barazon Atalanta për 1-1 final

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!