Inter humb terren, Atalanta super…

Seria A. Inter- Atalanta 1-1

Nuk mund të quhet kurrësesi rastësi që Atalanta luan në nivele aq të larta në Serinë A.

Gasperini prej vitit të shkuar, ka ditur të ndërtojë një grup fitues dhe ecuria aktuale në kampionat, shoqëruar me kualifikimin në Champions, demostron forcën dhe vitalitetin e bergamaskëve.

Sot, në ‘San Siro’ Inter- Atalanta, u udhëhoq nga vendasit 1-0 me golin e Lautaros pas asisitimit të Lukakut në minutën e 4-ët. Bergamaskët e profilizuar së fundi si forcë e re e skuadrave pretendente në kampionatin italian, nuk dorzohet.

Në pjesën e dytë rrit ritmin dhe e mban Interin në gjysmëfushën e tij. Barazimi vjen pas një gabimi të Kandrevës dhe Gosens dinak, depoziton në rrjetë me një prekje.

Por pas barazimit në të 75-ën, Atalantës së Gjimshitit, i vjen rasti për të shënuar të dytin.

Miqtë fitojnë një penallti të cilën e godet Muriel. Veçse në portë gjendet Handanoviç ai që ndal dhe i ruan nderin skuadrës.. 1-1 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!