Lacio gati ti bashkohet kreut…

Seria A do të mjaftohet sot me tri takime.

Kampionati i fqinjëve, ka hyrë në fazë vendimtare ndërsa skuadrat janë në kërkim të verdiktëve sezonalë.

Inter do të presë Atalantën (20:45) në një duel aspak për t’u humbur. Edhe pse skuadra e Kontes ka ruajtur kreun (e ndan me Juven), performanca e skuadrës bergamaske javët e fundit, tregon se Gjimshiti me shokë, mund të surprizojnë pafund.

Më herët në fushë edhe duelet Kaljari- Milan (15.00) dhe Lacio- Napoli (18:00). Për këtë të fundit, parashikohet sfidë super e luftuar.

Lacio pas 5 fitoreve radhazi dhe me një takim më pak, është gati ti bashkohet shpejt dyshes së kreut…

Nga ana tjetër Napoli vijon të notojë në ujrat e krizës. Gatuzo ende nuk po merr sinjalet e forcës së një grupi mbushur me talente.

Ndeshje sot në Seria A: Kaljari- Milan, Lacio- Napoli, Inter-Atalanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!