Rikthehen Fiore e Samp, Berisha dorzohet në fund…

Sot ‘Seria A’ u ndal te takimet e tjera të javës së 19-të. Hapi Udineze- Sasuolo me të zotët e shtëpisë që dominuan në shifra të thellë teknikë 3-0.

Më pas radha e çifteve të orës 15:00. Kështu Torino e Mazarit, kaloi jo pa vështirësi Bolonjën pas një goli të shënuar nga Berenger në minutën e 11-të.

Në ‘Artemio Franchi’, skuadra e Fiorentinës pas disa rezultateve zhgënyese, arrin ti shënojë një gol Etrit Berishës 8-të minuta nga fundi (Pecela 82′). Për SPAL, kjo humbje rëndon së tepërmi situatën në fund të renditjes.

Sampdoria e Klaudio Ranierit shfryn keq ndaj Breshias sot në shtëpi. Edhe pse ‘dallendyshet’ kaluan përpara në avantazh, ‘dorianët’ jo vetëm barazuan por arritën të shënojnë 5 gola (5-1).

Nga minuta e 69-të në fushë për Breshian edhe futbollisti i Kombëtares kuqezi Emanuele Ndoji.

Ndërkaq, pas pak (18:15) do zbresë në fushë Verona- Xhenova dhe në mbrëmje super takimi, Roma- Juventus (20:45).

Rezultate sot Seria A:

Udineze-Sasuolo 3-0

Torino–Bolonja 1-0

Fiorentina-SPAL 1-0

Sampdoria- Breshia 5-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!