Ata janë kampionët…’Reds’

Totenhemi i përulet Liverulit në shtëpi. Mjafton një gol i shënuar nga Firminio në minutën e 37-të për ti vënë kapakun një takimi shumë të ndezur…

Klop pasi shtoi dozën e humorit para takimit ndaj Murinjos në konferencën për shtyp e mund edhe në fushë. Liverpuli në kuotën e 61 pikëve dhe sheh gjthnjë e më shumë te titulli i munguar prej 30 viteve.

Në duelet e tjera të ditës, bie në sy, humbja në shtëpi e Lesterit. ‘Dhelprat’ ndalen teksa këtë radhë i mundi Sauthempton 1-2.

Junajtid shpërthen në ‘Old Traford’ duke i shënuar 4 gola Noruiçit. Edhe Çelsi arrin kuota të larta. Mund 3-0 Bërnlin.

Kristal Palasë- Arsenal dhe Volves-Njukasëll u mbyllen me të njejtat shifra 1-1.

Ançeloti me Evertonin e tij, mori tri pikë të vyera ndaj Brajton 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!