E rrallë, Miura kontratë në moshën…53 vjeç

Koha thjesht nuk duket se kalon për Kazuyoshi Miura. Gati 53 vjeç (i mbush në 25 shkurt) sulmuesi japonez, ka nënshkruar duke rinovuar kontratën me FC Yokohama.

Klubi i Miurës, militon në Divizionin e 2-të të shtetit japonez, teksa futbollisti me parametra të tillë në vite-moshë, ka luajtur që nga viti 2005 me skuadrën aktuale.

Unë do të bëj çmos që të jem në gjendje të kontribuoj në aritjet e ekipit” komentoi japonezi pas zgjatjes së kontratës.

Legjenda Kazu Miura në të shkuarën, është aktivizuar në Itali gjatë sezonit 1994-95 me fanelën e Xhenovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!