Totenhem me misionin të ndalë… Liverpulin

Totenhem- Liverpul ndeshja e ditës sot në Premier League.Dy skuadrat finaliste të Champions League majin e kaluar, pritet të dhurojnë spektaklin e radhës në ‘ Tottenham Hotspur Stadium’ duke nisur nga ora 18:30.
Murinjo ka deklaruar në konferencën për shtyp se me Kejn të dëmtuar skuadra do ta ketë të vështirë por kjo nuk e pengon skuadrën që të kërkojë tri pikët.
Gjithësesi, në Premier Ligë, sot ka të tjera sfida të ndezura. Me Evertonin që kërkon Evertonin e Gremios, Ançeloti, do kërkojë sot suksesin ndaj Brajton.
Në porgram për javën e 22-të derbi Kristal Palasë- Arsenal (13.30) dhe me radhë Volves- Njukasëll, Mançester Junajtid- Noruiç, Lieçester-Sauthempton,dhe Çelsi-Bërnli.
Të gjitha në 16:00. Nesër java ecën me Buornemuth-Uatford dhe Aston Vila-Mançster Siti.