Kulibali, Teuta godet me sulmuesin…

Teuta aktive në merkato. Pasi zyrtarizoi Grudën, sot radha e një futbollisti nga tregu i huaj. Klubi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Idelino Gomes Kulibali. Në faqen zyrtare të klubit, durrsakët, kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen e për një vit me 26-vjeçarin Kulibali.

Postimi:

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 26 vjeçar, Idelino Gomes Colubali. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për një vitë dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Colubali në Durrës vjen nga kampionati Portugez ku është paraqitur me Boavistën. Ndresa sezonin e fundit ka qen pjes e FC Lincoln në Gibraltar. Colubali Është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Idelino Colubali, duke i dëshiruar suksese dhe sa shumë gola me skuadrën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!