Kukësi, nesër testi me Malatyaspor

Skuadra e Kukësit prej disa ditësh në Antalia, nuk ka bërë ende lëvizje të mëdha në merkato.

Por pas largimit të Dakut, negociatave për rinovimin e Limajt, deri te situata e Valon Et’hemit, teksa ditët e fundit u përfol për një interesim nga kampionati ukrainas, Kukësi duket i vendosur ti besojë kontigjentit aktual.

Gjithësesi, nesër verilindorët, kryesuesit e Kategorisë Superiore, nesër do të zhvillojnë testin e parë miqësor në tokën turke.

Skuadra e Duros, ka në plan takimin me Malatyaspor. Një skuadër modeste e cila po kërkon të përmirësohet gjatë këtij muaji.

Te Kukësi, ka një ‘formulë’. Në çdo takim zyrtar apo miqësor, kërkohet maksimumi. Testi do të startojë nesër në orën 16:00 (me orën e Shqipërisë në 14:00).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!