Egnatia triumfon ndaj Skënderbeut…

Miqësore në Tropika Resort’ Durrës: Skënderbeu- Egnatia 0-1

Egnatia e Rrogozhinës, pjesë e Kategorsë së Parë, i jep leksion Skënderbeut në ‘Tropikal Resort’.

Sot, në kuadër te testeve miqësore, skuadra e Artan Banos, ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 korçarët. Thjesht një miqësore, por befasia qëndron.

Skuadra e Dajes edhe pse në kushte ndërtimi, por dhe me pak seanca në këmbë nuk ka arritur t’i imponohet formacionit mik.

Diferencën e beri goli dhe ai rezultoi në kahun e rrogozhinasëve. Për Egnatian, shënoi Samet Gjoka.

Teknikët nuk kanë komentuar pas takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!