Troisi nis spastrimet, te Flamurtari pranojnë…sfidat

Emëroi Marcelo Troisin, me synimin për të ringjallur shpresat e vlonjtaëve për të qëndruar në elitë por te Flamurtari situata vijon të jetë e komplikuar.

Nuk dihet ende se më cilët futbollistë do ta nisë brazilani ‘shëtitës’ aventurën stërvitore dhe zyrtare. Dje Troisi, e ‘rrethoi’ skuadrën duke e mbajtur larg mediave.

Gjithësesi, sot zyra për shtyp e klubit Flamurtari, ka shkruar se ‘revolucioni’ ka nisur. Pa ndonjë specifikë të veçantë. Me gjasë, do ketë shumë largime. Natyrisht për t’i bërë vend atyre që do sjellë….Troisi.

Flamurtari F.C konfirmon se do të vijohet me përkushtim dhe pa ndërprerje për të perforcuar skuadrën me elemente cilësorë ,duke përmbushur të gjitha detyrimet,por edhe konfirmuar se skuadra do të jetë ajo që kërkojnë objektivat e vet klubit ,por edhe të sportdashësve të shumtë Vlonjat”- thotë ndër të tjera zyrtarja e klubit nga Vlora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!