Apolonia-Laçi, testi të mërkurën…

Apolonia do të presë Laçin të mërkurën në Fier. Të dyja skuadrat pavarësisht Kategorive ku militojnë, janë në kërkim të rritjes së parametrave tekniko- fizikë. Me mundësi shkëmbimi…Për më teper që flitet për raporte të shkëlqyera mes klubeve.

Kurbinasit kanë huazuar lojtarë te fierakët, ndërkohë që dhe kanë blerë nga Apolonia (rasti Uzuni).

Tekniku Mërgjyshi ka synime të qarta këtë sezon. Kërkon të ngjisë bardhjeshilët në Superiore edhe duke patur një grup në ndërtim.

Në kahun tjetër bardhzinjtë, që së fundi janë vënë në lëvizje për të riformatuar grupin.

Nuk lëviz Nuabueze (14 gola në 17 javë) por me gjasë as Domgjoni. Sipas zërave pranë Laçit, merkato efikase do jetë vetëm ajo në hyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!