Gani Sejdiu, emërohet trajner i Drenicës

Zhvillimet e fundit në klubin e Drenicës, teksa si drejtuese e parë u zgjodh Mihane Kodra-Bekteshi, kanë sjellë ndryshime edhe në pankinë.

Trajneri Gani Sejdiu , kampion në të shkuarën me Feronikelin, Trepçia ’89, ka gjetur akordin dhe nga sot do të drejtojë klubin nga Skënderaj. Drenica e zyrtarizon në Facebook.

Postimi:

Sot në ambientet e klubit në praninë e kryetarës së klubit , Mihane Kodra – Bekteshi, është zyrtarizuar Gani Sejdiu, si kryetrajner i Drenicës.

Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare si: KF Trepça ‘89, KF Renova (Maqedoni e Veriut), KF Vushtrria, KF Trepça, KF Feronikeli, FC Besa, KF Vëllaznimit dhe KF Ballkani, tashmë do të udhëheq skuadrën tonë deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.

Trajneri mitrovicas, do të fillojë pas pak ditësh punën me ekipin, në menyrë që skuadra të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror.

Ndërkohë shumë shpejt do të kompletohet edhe shtabi teknik.

Trofetë e fituar nga Gani Sejdiu në skuadrat tjera:

Trepça (Titulli kampion – Superkupa).

Feronikeli (titulli kampion, kupa, superkupa dhe kupa mbarëkombëtare).

KF Besa (Kupa).

Shpresojmë që edhe KF Drenica të ketë suksese nën udhëheqjen e Gani Sejdiut dhe klubi të arrij objektivat e tij”-shkruan klubi i Drenicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!