Sebino Plaku te Gjilani…

Merkato me futbollistë që kanë spikatur në Kategorinë Superiore. Kjo është filozofia e skudrës së Gjilanit që drejtohet nga tekniku vlonjat Gentian Mezani. Së fundi zyrtarizohet Plaku i cili vjen nga Llapi që sikundër Gjilani, militon në IPKO.

Postimi i Klubit:

“ZYRTARE: Sebino Plaku futbollist i Gjilanit

Gjilan, 05 Janar 2020-Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.

I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tijë futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës.Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam“- shkruan klubi i Gjilanit në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!