Drenica zgjedh, Mihane Kodra-Bekteshi ‘kryetare’

Drenica e Skenderajt, pjesë e Ipko në Superligën e Kosovës, sot ka emëruar drejtuesit e rinj. Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, i parapriu procesit dhe në fund, zonja Mihane Kodra- Bekteshi, mori rolin kryesor në klub.

Njoftimi i Klubit:

Mihane Kodra – Bekteshi, kryetare e klubit!

Skenderaj – 27 Dhjetor

Klubi i Futbollit ‘Drenica’ ka zgjedhur sot drejtuesit e rinjë.

Pas disa vitesh, kryetare e klubit u rizgjodh Mihane Kodra – Bekteshi.

Ajo do të nis punën qysh sot në konsolidimin e skuadrës për stinorin e ri.

Anëtar të kryesisë janë zgjedhur edhe: Rexhep Birinxhiku, Hajrush Lushtaku, Azem Rukolli, Ilir Veliqi, Adnan Bislimi, Fidaim Imeri, Ramiz Shala, Ismet Mustafa, Afrim Syla.

Kryetarja e klubit ka të drejten eksluzive të zgjedhë bashkëpuntorët në menxhmentin e saj në koordinim më antarët tjerë të kryesisë së klubit.

Kontributin më të madh në konsolidimin e kryesisë se klubit e dha kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.’-shkruan klubi në zyrtaren në facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!