Sormani te Partizani? Klubi gati ta konfirmojë

Ende se ka zyrtarizuar por zërat pranë klubit Partizani e quajnë fakt të kryer rikthimin e Adolfo Sormanit te Partizani.
Tekniku italian e ka drejtuar skuadrën e kuqe nga korriku deri ne tetor 2016, por 54 vjeçari asokohe, akuzonte se ndaj tij, u përdoren makinacione për ta larguar.
Gjithësesi, Partizani ka në plan të dalë nesër në terren me stafin që mbylli vitin kalendarik. Udhëtimi drejt Turqisë është parashikuar të jetë me 5 janar.