Nesër në fushë, të dielën drejt Turqisë…

Bardheblutë e Tiranës nesër do të zbresin në fushën “Skënder Halili” për të startuar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit të 81-të Superiores. Ata do të kryejnë vetëm një seancë stërvitore, ndërkohë që të dielën, më 5 janar, do të udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë.

Të akomoduar në “Miracle Resort”, bardheblutë e kryeqytetit për dy javë, nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, do të bëhen gati për pjesën e mbetur të kampionatit.

Gjatë këtyre ditëve përgatitore, ku përparësi do të ketë rritja e aftësive fizike edhe harmonizimi i veprimeve taktike, drejtuesit e klubit kanë planifikuar 3 ndeshje miqësore, të vlefshme këto si për të kontrolluar nivelin e përgatitjes, por edhe për të korrigjuar mangësi të vëna re.

Ja dhe programi i ndeshjeve miqësore të planifikuara për t’u zhvilluar nga bardheblutë e Tiranës gjatë ditëve stërvitore në Antalia:

08.01.2020: Alaniaspor (Tur) – Tirana
11.01.2020: Mezokovezdi (Hun) – Tirana
15.01.2020: Korona Kielce (Pol) – Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!