Barcelona, ofertë Dani Olmos

Mesfushori sulmues i Dinamos së Zagrebit Dani Olmo, kampion bote me Spanjën deri në 23 vjeç, kërkohet me insistim nga Barcelona.

Katalanasit, mësohet se i kanë konkretizuar gjërat dhe drejt kampionëve të Kroacisë, kanë nisur ofertën e detajuar. Por Dinamo nuk ka ndërmend ta lëshojë këtë sezon 21 vjeçarin.

Olmo, me kontratë deri në vitin 2021 te Dinamo Zagreb, do të ishte i lumtur nëse kthehej te Barcelona thotë ‘Mundo Deportivo’. ​​

Futbollisti me fanelën e Dinamos, shënoi dy gola në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve të Champions League.

Dani Olmo njohu debutimin e tij me Kombëtaren Spanjolle, duke shënuar një gol kundër Maltës (7-0) në Cadiz më 15 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!