Abelardo, trajneri i ri i Espanjol

Ecuria e dobët e Espanjolit në La Liga, solli shkarkimin e teknikut Pablo Maçin i cili e la skuadrën nga Barcelona në vend të fundit me vetëm 10 pikë.

Situata alarmante pritet të ndryshojë shpejt, pasi në krye të Espanjolit u emërua sot Abelardo Fernandez Antuna.

Ish- mbrojtësi i Barcelonës me petkun e teknikut te Espanjol, do të nisë shpejt nga puna ndërsa për fat të mirë apo të keq, në 4 janar do duhet të luajë përballë Barcelonës në derbi.

Abelardo 49 vjeç, do të prezantohet në klub të hënën. Ditë që përkon me startin e përgatitoreve të skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!