Shqipëria, testi i radhës me Slloveninë…
Federata e Futbollit e Shqipërisë, ka lëvizur shpejt ndërsa programon një test miqësor gjatë muajit mars me Slloveninë.
Sipas lajmit të bërë publik nga FSHF, ndeshja testuese, do zhvillohet në Udine të Italisë “Dacia Arena”, në datën 30 mars ora 20:45.
Njoftimi i FSHF:
‘Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakortësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.‘-shkruan zyrtarja e FSHF-së sot.