Barushi hedh ‘flamurin’, ‘po iki…’
Zakonisht nuk flasin. As në kafe,në media apo vende publike. Janë gjyqtarët në sport që gjithnjë,’vrasin’ me heshtje.
Këtë radhë njëri prej tyre,asistenti i njohur Ermal Barushi shkel ligjin e pashkruar. Në rrjete, ai deklaron se ka mbyllur me arbitrimin.
Në statusin e vetë-largimit si virojtës, Barushi lëshon ndonjë ‘klithmë’. ‘Është e pamundur të shprehem në pak fjalë atë që ndjej dhe atë që kam perfaqësuar…’-citohet Barushi që për disa kohë ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s.