Nis “fshesa” te Teuta…

Durrsakët nuk duan të humbim kohë. Tekniku Martini ka nisur ristrukturimin e Teutës së tij edhe pse është atmosfere festash. Klubi ka bërë të ditur emrat e dy futbollistëve të pare që do të largohen nga gjiri i “djemve të detit”. Ata janë sulmuesi Darko Nikaç dhe mesfushori Roni Gashi, të cilët nuk kanë arritur të justifikojnë paraqitjen e tyre.

“Klubi i Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Darko Nikaç dhe Roni Gashin Mesfushori dhe sulmuesi i kanë zgjidhur me konsenus kontratat me Teutën. KF Teuta falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, njoftojnë  durrsakët në faqen e tyre në “facebook”.

Që të dy sulmuesit nuk kanë arritur të bindin drejtuesit e klubit durrsak dhe trajnerin Edi Martini për vazhdimësinë e bashkëpunimit midis tyre. Shtatlarti Nikaç është aktivizuar në 17 ndeshje si titullar dhe ka shënuar vetëm 1 gol, ndërsa Gashi ka luajtur në 13 ndeshje, pa mundur ta gjejë rrugën e rrjetës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!