Shtëpia e kuqe, në fazë të avancuar…

sportiim2

Partizani i Tiranës, 16 herë kampion i vendit, prej disa edicionëve ka mbetur pa shtëpi.

Të kuqtë pas dëbimit nga qëndra e dikurshme, ka operuar duke përdorur si impiant në takime të kampionatit më së shumti ‘Selman Stermasin’ strehëzën e KF Tiranës.

Por klubi më i ndjekur në Shqipëri prej disa kohëve po punon për të patur ambientet dhe stadiumin e tij në periferi të Tiranës.

Ka përparuar goxha, ndërsa shpejt pritet të kthehet funksional për skuadrën. Klubi pasqyron në rrjete ecurinë e punimëve.

Postimi i klubit:

‘Vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të Kampionëve. Aktualisht po përfundon veshja e fasadës së tribunës kryesore. Kanë përfunduar instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit.

Ndërkohë po vishet struktura metalike, e cila mbulon tërësisht tribunën qëndrore.Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s’ .

?>