Kërçiku, në kërkim të një “aventure” të re…

Mbrojtësi Dorian Kërçiku nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së bardhebluve të Tiranës. 26-vjeçari, i cili më herët ka patur edhe një përvojë në radhët e Skënderbeut, nëpërmjet një postimi në Instagam ka zyrtarizuar largimin nga 24 herë kampionët e kryeqytetit.

“Përshëndetje miq, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës, ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironen, falenderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve”, shkruan mbrojtësi kryeqytetas Dorian Kërçiku.

Në ditët e ardhshme do të mësohet edhe emri i skuadrës së re, ku Doriani do të vazhdoje “aventurën” e tij futbollistike. Në radhët e bardhebluve, gjatë 17 javëve të këtij sezoni, për mbrojtësin Kërçiku nuk pati hapësira për t’u aktivizuar. Ai ka luajtur vetëm në 4 ndeshje, pasi ky pozicion te Tirana ka qenë tepër i populluar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!