Kernaja: ‘Jam në punë deri në maj 2021’

Kernaja te Terbuni, Kernaja i shkarkuar…në mes kontrata dhe penalitetet.

Kjo është situata kaotike që ka mbërthyes së fundi Tërbunin e Pukës që militon në Kategori të Parë.

Më herët Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, me cilësinë e presidentit të klubit, shkarkoi në rrjete sociale trajnerin që vetëm pak muaj më parë, i solli një TROFE në zyrë. Si kampion i Kategorisë së Dytë me biletën e rikthimit në Kategori të Parë.

Por si mendon trajneri?

Në një prononcim të sotëm për ‘Sporti im.al’, Oltijon Kernaja thotë se ai gjendët në punë dhe se ka një kontratë me klubin deri në maj 2021.

Sitauata juaj me pozicionin e trajnerit te Tërbuni?

Ka patur takime konstruktive. Deri tani, shkarkimi ka ardhur në rrjete sociale por drejt meje nuk ka një shkresë zyrtare për shkarkim. Madje as edhe një komunikatë nga klubi.

Realisht duke parë disa situata në skuadër apo pikët e munguara së fundi, kanë trazuar ambientin, iu kam kërkuar të ma thonë. Kam folur qartë:

Nëse nuk ju përshtatem, prishim kontratën duke gjetur gjuhën e përbashkët, pasi kontrata është e vlefshme deri në maj 2021. Nëse veprohet në mënyrë të njëanëshme, atëherë drejtuesit, të bëhën gati për dëmshperblim.

Objektivi?

Tërbuni është brenda objektivit. Nuk ka arsye të agravohet situata pse dikush dëshiron të luajë në formacion pa e merituar.

Me këtë disiplinë jam mësuar të punoj, ndryshe nuk do kishim arritur sukseset gjatë edicionit të shkuar‘- deklaroi për ‘Sporti im. al’, trajneri Oltijon Kernaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!