Ndreu: ‘Na duhen tre futbollistë cilësorë’
Në ekuilibër. Kastrioti i Krujës, gjatë 12 javëve në Kategori të Parë (Grupi A), i përmbushi më së miri objektivat e gjysmës së sezonit. Vendi i parë dhe stabilitet me produktin 27 pikë, 5 mbi Besëlidhjen e Korabin.
Por Ramazan Ndreu trajneri i ‘kastriotëve’, duke folur sot për ‘Sporti im.al’, thotë se ai nuk është plotësisht i kënaqur.
Pretendon se futbollistë të caktuar duhej të bënin më mirë. Nuk heziton të thotë se gjatë janarit, do insistojë për të afruar në grup tre futbollistë të rinj.
I kënaqur me pozicionin dhe skuadrën?
“Realizuam objektivin për të mbyllur të parët por asgjë nuk ka mbaruar. Kastrioti duhej ta kishte ‘vrarë’ Grupin A, pasi i tillë është kontigjenti ynë. 5 pikë mbi të tjerat, nuk japin garanci.
Edhe pse kemi dominuar, në takime të caktuara, nuk kemi qenë në lartësi. Kategoria e Parë mbetet mjaft e luftuar.
Plane për të ardhmen?
‘Do flas me drejtuesit. Nëse do dëgjohem, atherë do parashtroj kërkesën për së paku tre futbollistë kualitativë. Na duhet deomos një portier, një qëndërmbrojtës dhe një mesfushor.
Për të tjerat, klubi do ketë një axhendë të pasur me seanca stërvitore dhe miqësore. Mund të dalim edhe jashte Krujës për minifazën.
Rivalët, ndjeni kercënim për kreun?
E thashë më lart. Asgjë nuk ka përfunduar. Natyrisht ne do shohim vetëm punën tonë. Për Kastriotin nuk ka takime të lehta. Kudo do luajmë për tri pikë.
Mentaliteti ynë por dhe qasja në këtë Kategori, presupozon impenjim maksimal. Besëlidhja, Erzeni, Korabi apo ndonjë skuadër tjetër, mezi presin që ne të gabojmë. Nuk do të ngjasë…’
Ndërkaq, mbrëmë klubi krutan organizoi një festë me futbollistët dhe stafet në prag të festes së fundvitit.
Video: