Liverpul ‘vret’ Premier Ligën…
Premier League: Lieçester-Liverpul 0-4
(Firminio 31′, 74′, Milner pen 71′, Aleksandër Arnold 78′)
Lieçester- Liverpul ishte ndeshja përbyllëse e javës së 19-të në Premier Ligën angleze. Me mjaft interes kjo sfidë. Liverpul, vinte pas triumfit në Botërorin e Klubeve (fitoi të shtunën ndaj Flamengos 1-0 pas kohës shtesë në Katar) me ndjesinë e lodhjes, dhe vendasit që ndjekin në renditje pas shumë takimeve mbresëlënëse.
Ndeshja nisi me një rast mjaft të mirë për ‘Reds’ të cilët në ‘King Power Stadium’ rrezikojnë me Firmino-Mane. Është sërish skuadra e Klop teksa në dy raste (13′,16) i afrohet golit.
Ai do të vijë në të 31-ën kur Firmino që i dha trofeun në finalen e Katarit, shënon golin e avantazhit.
Pjesa e parë pa edhe Mane pranë të dytit. Ashtu sikurse Firminio në minutën e 56-të ka autorësinë e një tjetër rasti ideal.
Ndërkohë kampionët e Europës, bëhën të frikshëm në minutat e fundit të lojes. Fillimisht Milner realizon nga pika e bardhë e penalltisë në të 73-tën dhe më pas sërish Firminio në të 77-tën.
Aleksandër Arnold plotëson pokerin e liverpulasëve teksa në 80-tën shënon të katërtin. ‘Dhelprat’ në tapet…