Anglezët në fushë, befasia i takon Çelsit

U luajtën 8 takime nga 10-të në ‘Premier League’. Pas fitores së Totenhem pak pas mesdite, radha e skuadrave të tjera në fushë.

Si në çdo javë edhe sot për llogari të xhiros së 19-të, pati befasi. Kështu Çelsi i Lampard, u mund në shtëpi nga Sauthempton 0-2.

Edhe Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë me Buornemurth 1-1. Debuton me fitore Ançeloti teksa 10 minuta nga fundi Everton fiton 1-0 me Bërnlin.

Aston Vila në duelin e fundtabelës me Noruiç arrin të marrë tri pikë shprese në shifrat 1-0.

Ndërkaq, derbi i Londrës Kristal Palasë- Uest Ham, shkoi për vendasit që u imponuan 2-1. Në barazim 1-1 u mbyll edhe Shefild Utd- Uatford.

Lestër-Liverpul, në vijim, mbyllin takimet e ditës. Nesër, Volves- Siti.

Rezultate sot:

Totenhem – Brajton 2-1

Aston Vila – Noruiç 1-0

Burnemurth – Arsenal 1-1

Çelsi – Southempton 0-2

Kristal Palas – Uest Ham 2-1

Everton – Bërnli 1-0

Shefild – Uatford 1-1

Mançester Junajtid-Njukasëll 4-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!