Liverpul në finale, e pret Flamengo…

Kupa e Botës për Klube në Katar: Monterrei- Liverpul 1-2 (Mori 14’/ Keita 12′, Firminio 91′)
Liverpul kalon me vështirësi në finale të Kupës së Botërore të Klubeve.
Monterrei nga Meksika, rezultoi një skuadër tejet e fortë dhe vetëm në minutën e 91-të Firminio i dha biletën e finales ‘Reds’-ave.
Në këtë takim, pati minuta edhe për Xherdan Shaqirin.
Nga ana tjetër, në finale edhe Flamengo brazilane që kaloi jo pa vështirësi dje, Al Hilal të Arabisë Saudite në shifrat 3-1.
Finalja e Kupës së Botës për klube do të luhet të shtunën.
Kompeticioni aktual gjithashtu po ndjek Katarin për të testuar stadiumet e reja përpara fillimit të Kupës së Botës 2022.