Shkëndija humanizëm për fëmijët në Tetovë

Nga vëndet e fundit te i dyti. Kjo është ecuria e kampionëve të Maqedonisë së Veriut, të Shkëndijës me Gjokën në timon.

Tetovarët mbyllen gjysmën e garës në ‘Përva Liga’, duke demostruar se janë potencialisht të aftë për të kërcënuar sërish trofeun. Por kjo mbetet për periudhën që pason…

Sot futbollistë dhe drejtues të Shkëndijës, kanë marrë inisitaivën për të qenë në krah të fëmijëve në nevojë e aftësi të kufizuara. Një gjest sa human aq dhe sensibilizues. Shkëndija po krijon një traditë shembullore.

Klubi e pasqyron:

‘Shkëndija vazhdon traditën tashmë gjashtëvjeçare, duke u shoqëruar në fundvit me fëmijët me nevoja të posaçme te Qendra Ditore në Tetovë dhe paralelja pranë shkollës fillore ‘Liria’.

Me rastin e fundit të vitit KF Shkëndija e përfaqësuar me futbollistët Agim Ibraimi, Zija Merxhani dhe Arbin Zejnullai kanë vizituar fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet pranë Qendrës Ditore në Tetovë dhe shkollës fillore ‘Liria’.

Fëmijëve u janë ndarë pako me dhurata para Vitit të Ri, ndërsa shoqërimi me ta përcjell mesazhin tradicional të Shkëndijës se edhe kjo kategori e fëmijëve është e integruar në shoqërinë tonë në përgjithësi dhe skuadrës kuqezi në veçanti’-shkruan klubi tetovar në zyrtaren e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!