Mesjavë elite, në Durres dhe Ballsh, beteja të ‘nxehta’

Java e 16-të e Kategorisë Superiore do të luhet nesër në mesditë. Nëse fundjava e shkuar prodhoi risi të mëdha në rezultate e theu një rekord në vete me largimin e tre trajnerëve, e radhës, pritet të jetë shumë e luftuar në fushën e lojes.

Kukësi kryesues, do të udhëtojë drejt Shkodrës aty ku Vllaznia, ka motiv të tregojë dhëmbët edhe ndaj skuadrës së cilësuar si më kualitative e grupit të elitës shqiptare.

Teuta pas rikompozimit në staf, pret Partizanin që humbi derbin e madh të kryeqytetit dhe largoi trajnerin Franko Lerda. Konsiderohet ndër takimet më të forta të javës.

Sikundër përballja Bylis-Laçi. Dueli në ‘Adush Muça’, me pikë nisjeje  luftën e fortë sportive që nga maji i vitit 2013, teksa skuadrat luajtën një finale Kupe, mund të rezultojë fatlume për njërën nga ekipet më në formë të Superiores (Bylisin ose Laçin).

Në ‘Selman Stërmasi’, Tirana e rikthyer në nivele të larta, pret Flamurtarin e krizës së madhe. Në dukje një takim i thjeshtë për bardheblutë.

Ndryshe parashikohet takimi në Gjirokastër. Luftetari vendas, ka shansin e radhës për të rikthyer besimin nëse fiton ndaj Skëndërbeut me oshilacione të shumëta.

Megjithatë, edhe bluzinjtë kanë një mal me probleme. Që nga mungesa e një trajneri e deri te problemet financiare. “Te Luftetari  luajnë për qejf. Rapo dhe shumë të tjerë, nuk kanë marrë asnjë kacidhe këtë sezon”– shpreheshin të afërm të lojtarit nga tribuna VIP e stadiumit ‘Laçi’ të dielën.

Java e16 –të e mërkurë 18 dhjetor ora 13:00:

Teuta- Partizani

Bylis- Laçi

Vllaznia- Kukësi

 Luftetari- Skënderbeu

Tirana- Flamurtari  (16:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!