Laçi mbrrin në Fier, e ‘pret’ Bylis…

Skuadra ka qënë aty. Që kur presidenti i Laçit Pashk Laska nisi të konturojë grupin i cili asokohe drejtohej teknikisht nga Starova. Në Europa League ndaj Hapoel Ber Sheva, u largua me dinjitet. Kampionati nisi jo mirë.

Pas 7 javëve Starova dhe Laska ndahen si miq. Puna mbeti aty. Lojtarë në gjëndje të mirë fizike, plot dëshirë e kualitete për të lënë pas ‘ngërçin’ e pikëve…

Armand Cungu pas startit me Tiranën me një humbje të ‘pranueshme’, nis kalvarin e gjatë të sukseseve. Bardhezinjtë befas kthehen në një skuadër agresive në fushë, spektakolare dhe produktive.

Teuta dhe Vllaznia munden me rezultat identik 3-0. Më pas, transferta e korçës dhe shifrat të pazakontë 1-4 për kurbinasit. Mund në shtëpi Kukësin 1-0 dhe humbet po aq me Partizanin në Tiranë.

Në radhë Flamurtari dhe Luftetari.Imponohen 3-0 vlonjatëve dhe 4-0 gjirokastriëve. Cungu-Hima-Shtama, stafi teknik që gjeti Nuabuezën goleador absolut dhe mekanizamat fitues…

Nesër kurbinasit në një sfidë delikate në Ballsh. Megjithatë te laçianët ka optimizëm. Zëra në skuadër, shprehen se udhëtojnë për tri pikë.

Gjithsesi, mungesa e Shehut mund të privojë jo pak. Do jetë Gjoni ‘diga’ në vënd të 21 vjeçarit. Me Ignjatoviç në qënder, pritet Domgjoni. Për t’i lënë vendin Turkajt në të majtë.

Ndërkaq, skuadra dhe delegacioni që shoqëron, sapo janë akomoduar në një hotel në qytetin e Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!