Jasir Asani, akord me AIK të Suedisë…

Mes polemikave të shumta kryesisht me ish-teknikun Lerda, por dhe dëshirës për të provuar një aventurë në nivele më të larta, sulmuesi i Partizanit Jasir Asani duket se ja ka dalë…

Shkupiani, u shpall kampion me Partizanin edicionin e shkuar, ndërsa tani kur pjekuria sportive është rritur, klubi vendos të operojë në merakton në dalje. Suedia me nivel të lartë futbolli, pista e re e sulmuesit. Klubi e konfirmon:

Klubi njofton sot se ka arritur marrëveshjen e transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK.

Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit.

24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë’– thotë ndër të tjera faqja zyrtare e klubit të kuq në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!