Operohet Dunga, Tirana e pret në shkurt…
Tirana duket se po kalon momente të mira këtë fundvit kalendarik. Fitorja në derbi me Partizanin, i ka dhënë të tjera impulse 24 herë kampionëve të Shqipërisë të cilët duket se kanë plane konkrete edhe për dy takimet e radhës.
Por klubi kryeqytetas, njofton se ka edhe një tjetër lajm pozitiv. Këtë radhë, flitet për sulmuesin Dunga i cili sipas klubit, ka kryer me sukses operacionin në gju.
‘Ismael Dunga ka kryer me sukses operacionin në gju pranë spitalit “Salus”. Pas dy ditësh sulmuesi do të nisë menjëherë punën për riaftësimin e tij. Dunga pritet të jetë i gatshëm për skuadrën në fillim të muajit Shkurt’- shkruan klubi bardheblu në rrjete.