Lacio në frymën e fundit…Strakosha mahnit

Seria A: Kaljari- Lacio 1-2 (Xh.Simeone 8’/Luis Alberto 93′ Kaiçedo 98′)

Kaljari- Lacio mbylli javën e 16-të në Seria A. Dy skuadrat në formë optimale, ndërsa të dyja vinin pas 5 takimeve pozitive, e nisën vrullshëm ndeshjen në ‘Sardenja Arena’.

Vendi i 5-të dhe i 3-të, sulmuan që në fillim por vendasit gjetën golin që në minutën e 8-të me Xhovani Simeonen. Zhoao Pedro, numri 10 i Kaljarit, sherbeu me kokë ndërsa Simeone gjuan fort duke kaluar përpara vendasit.

Më pas është Lacio që dikton dhe i afrohet golit të barazimit me Imobilën dhe Luliç, por në fund të pjesës së parë, Kaljari i’u afrua dy herë golit të dytë me Naingolan dhe Pedron. Në të dyja rastet Strakosha shkëlqen duke evituar gola të sigurtë.

Pjesa e  dytë, nis me furinë e miqëve të cilët në të 50-tën dhe 58-tën shfaqën rrezikshëm por pa mundur të shënojnë. Provon në të 63-tën Imobile ndërsa gjuajtja është qëndrore.

Rolando Maran, tekniku vendas, edhe pse sheh nga afër se skuadra e tij vuan, nuk kryen asnjë ndrrim ndërkohë që Simone Inzagi pa u mbushur  64 minuta lojë, bën 2 lëvizje.

Minutat ecin dhe në të 73-tën, Simeone mund të kishte goditur sërish. Gjuatja kalon mbi tra.

Në finale, Farago për Kaljarin, humbet mundësinë ideale për 2-0. Në kohën shtesë prej 7 minutave, Lacio barazon me Luis Alberton. Mbrëmja magjike plotësohet për skuadrën ‘shqiptare, ndërsa vjen goli i fitores në të 98-tën me Kaiçedon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!