Marantas, trajneri i tretë i shkarkuar në një ditë…

Nuk ka 2 pa 3. Kështu mund të konsiderohet largimi i tretë brenda ditës i një trajneri të Superiores.

Fillimisht Lerda i cili një Zot e di pse qëndroi aq gjatë te të kuqtë, teksa skuadra pati shumë probleme dhe më pas Shkëmbi i cili për punën te Teuta në dy sezone, meriton diçka më shumë.

Por ecuria aq e dobët e Luftetarit, pavarësisht këmbënguljes së Jorgos Marantas për ti shkuar deri në fund kontratës individuale, i ka detyruar krerët e bluzinjëve, ti thonë ‘shporru’ teknikut nga shteti fqinj.

Në këto kushte, largimi i tre trajnerëve në një ditë, duket si një ‘version’ i padëgjuar ndonjëherë në Ligat e para profesioniste. Sot nga Kategoria Superiore, ndërsa janë luajtur 15 javë,u shkarkuan tre teknikë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!