Kukësi i pari, Laçi shkëlqen sërish, Vllaznia di si fitohet jashtë…

Kukësi merr timonin e Kategorisë Superiore. Skuadra e Duros mundi sot 4-0 Teutën në ‘Elbasan Arena’, duke parakaluar Laçin dhe Partizanin. Dy gola Shkurtaj dhe Abazaj e Ethemi, plotësuan pokerin verilindor.

Edhe Laçi fitoi me të njëjtin rezultat në shtëpi ndaj Luftetarit duke konfirmuar se mbetet një skuadër pretendente për kreun. Shënuan Xhixha dhe i zakonshmi Nuabueze teksa brazilani Teldiano Teko, realizoi një dy golësh.

Befasi në Korçë. Vllaznia tregon edhe një herë se është e zonja jashtë Shkodre. Këtë radhë një supergol i Shtubinës, konvertohet në tri pikë të arta për formacionin e Jonuz.

Sukaj dhe Nebihi shënojnë 2 gola për Flamurtarin në ndeshjën e vlonjatëve ndaj Bylis. Nuk kanë mjaftuar pasi skuadra e Dovedan me Guindon ka shënuar po aq gola.

Ndeshjet sot java e 15-të:

Laçi- Luftetari 4-0

Kukësi- Teuta 4-0

Flamurtari- Bylis 2-2

Skënderbeu- Vllaznia 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!