Mutu, trajneri i ri i Rumanisë

Adrian Mutu do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të të rinjve të skuadrës Rumune. Shefat e FRF u mahnitën nga kursi “Brilliant” në udhëheqjen e Al Wahda U-21.
Ish- sulmuesi i Juves, Çelsit, Fiorentinës, Parmës dhe shumë ekipeve prestigjioze në Europë, në krye të moshave, arriti të shkëlqejë duke marrë 21 fitore në 31 ndeshje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në listën e shkurtër me mundësi për të marrë këtë post, ishin Florin Bratu dhe kostel Enaçe.
