Lila: ‘Do sjellim yje për një ndeshje të veçantë…’

Për ‘Zona Gol’ të Supersport, numri një i Sindikatës së Futbollistëve në Shqipëri Andi Lila ka deklaruar sot, se ka një ide reale për të organizuar në Shqipëri një Kupë të veçantë për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Edhe më herët kavajasi me statusin e drejtuesit të lartë, ka folur për plane konkrete të Sidikatës më të re.

Lila thotë se ky event, përpos anës humanitaro-njerëzore, do sjellë në vënd, skuadra dhe futbollistë me të kaluar të lavdishme. Në plan, sipas Lilës, janë Italia, Turqia dhe Greqia.

“Ne kemi kontaktuar me presidentët e sindikatave në Turqi, Greqi dhe Itali. Do të jenë pikërisht 4 skuadra që do të luajnë dhe lekët e biletave shkojnë për familjet e lojtarëve të prekur nga tërmeti.

Për emrat që do të vijnë po kërkojmë për Turqinë e vitit 2002 që doli e treta në Kupën e Botës, me Greqinë që doli kampion Europë në 2004, por edhe te Italia nga lojtarët e 2006” –ndër të tjera Andi Lila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!