Totenhem galopon lart, Milani në Itali për ti qarë ‘hallin’. Bie dhe Gladbahu…
Milan zhgënjyes ndërsa ndalet në barazim 0-0 me Sasulolën, Veronë spektakolare (3-3) me Torinon dhe Ronaldo që udhëheq Juventusin në fitoren 3-1 ndaj bardhezinjëve numër 2 në Seria A të Udinezes.
Ndalet edhe Atalanta, skuadra që befasoi në Champions gjatë mesjavës. Bergamaskët i mundi Bolonja 2-1.
Në Angli, Junajtid ndahet barazim me Everton 1-1,ndërsa Totenhemi i Murinjos, fiton në çastet e fundit në transfertë me Volves 1-2.
Dueli Arsenal- Siti, regjistron shifrat 0-3 për qytetarët e Guardiolës të cilët i shënuan golat që në pjesën e parë.
Në Bundesligë, ndeshja mes Volfsburgut dhe Borusia Gladbah, përfundoi me rezultatin 2-1 për skuadrën vendase duke i detyruar miqtë të lëshojnë vendin e parë.
Pas fitores së djeshme, Lajpcig merr komandën me dy pikë më shumë.