Napoli në duar të Gatuzos…

Xhenaro Gatuzo, u prezantua sot si trajneri i ri i Napolit. ‘Jam në një shoqëri të rëndësishme me një president të madh dhe lojtarë të nivelit të lartë’-Gatuzo.
Pas shkarkimit të Ançelotit, presidenti De Laurentis e ka prezantuar para mediave ish-futbollistin e Milan duke nënshkruar një kontratë 6 mujore me opsion një tjetër vit.

Kushti? Nëse arrihet Liga e Kampioneve, objektiv kryesor për Napolin i cili me ‘Karleton’ në timon, u spostua ndjeshëm nga zona e kreut të Serisë A.

Gatuzo premtoi pjesëmarrjen e Napolit në Champions dhe foi me superlativa për Ançelotin….

I thashë po Napolit se është protagonist në Itali dhe Europë. Praktikisht 99% e lojtarëve të këtij klubi janë funksionalë për futbollin që bëj unë.

Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu e 6 për t’u larguar, kam bërë 12 orë në makinë dhe ishte hera e parë.

Nuk ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të sqarohesha me Karlo Ançelotin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje. Karlo ka qenë një baba për mua, kam bërë qindra ndeshje duke fituar me të.

Folëm sot, kam filluar këtë profesion 6 vite më parë e në momentet më të veshtira kam folur gjithmonë me të.

Sot, më ka konfirmuar se çfarë njeriu është Ançeloti, u zhvesh plotësisht, më tregoi të mirat dhe të metat e kësaj skuadre. Edhe një herë sa i madh është”, tha Gatuzo i cili shtoi më pas se nuk është momenti për të folur për Ibrahimoviç e futbollistë të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!