Çfarë do të na dhurojë derbi?

Nga Shpëtim GJOSHI

Numrat? Partizani do të bënte mirë të mos i vlerësonte shumë, sepse mund ta bëjnë të shqetësohet, krahasuar me sezonin e shkuar.

Drejtuesit dhe futbollistët duhet të mendojnë thellë vetëm për të fituar. Sot në një stadium modern, do të luajnë fatin për të vazhduar udhëheqjen e këtij kampionati…

Tirana, që sot do të jetë përballë Partizanit, është në një situatë të vështirë. Në katër javët e fundit ka arritur të marrë vetëm 2 pikë. Takimi me Kukësin është një dëshmi reale e gjendjes së bardhebluve.

Tirana i ka menaxhuar vështirësitë shumë keq dhe kjo duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për presidentin Halili. Tani kampionati bëhet më i vështirë, mes pezullimeve dhe dëmtimeve.

Rezultatet, duke i krahasuar dhe me Partizanin, janë akoma pozitive, por po shihet një situatë shqetësuese, siç po ndodh edhe sot, në një përballje derbi, ku tifozëria pret shumë, por skuadra nuk ka “kokën” e drejtimit.

Atëherë çfarë do të presim? Bardheblutë duhet të jenë të bashkuar dhe të fortë, nga një rënie jo vetëm fizike, e cila shumë herë ka treguar shenja, por që tani po bëhet e bezdisshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!