Reja… në prezantimin ‘final’

Analiza:

 A do mund ta përmbushë misionin Reja?

 Ecuria e Kombëtares së Shqipërisë me Edi Rejen në timon, në kualifikuese, tregoi se emërimi i tij ishte i duhuri. Skudra e lënë si mos më keq nga Panuçi, shpejt nisi të formatohet dhe në pak muaj, Shqipëria nisi të funksionojë.

Mirpo teksa flitej për strategun e duhur, vjen dështimi total me Andorrën në ‘Elbasan Arena’. Katasrofike. Askush nuk do mendonte që një trajner si Reja, do lejonte ti “përmbysej kupa” në një sfidë si ajo. Italiani 74 vjeçar pranoi se kishte gabuar në disa zgjedhje…

Dikur ish-trajneri kuqezi Oto Bariç, tundëte kokën teksa shihte se si lojtarë të caktuar dhe skuadra dërmoheshin në Rumani (6-1). Reja jo. Ose më qartë mori një pikë. Ai vetëm pa se si u turpërua tri ditë më parë nga Andorra plot me ‘kamarierë’.

Sot, beteja e fundit kualifikuese. Në Tiranë kanë zbarkuar ata, kampionët e botës-Franca. Mund të luajmë dhe festojmë në ditën e inagurimit të stadiumit të ri.

Mund të marrim dhe suksesin, por Reja më parë se të mendojë triumfin me të tijtë, duhet të shpëtojë “nderin”.  Te Shqipëria ka patur shpesh ulje –ngritje…si me porosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!