Britanikët “të dashuruar” pas Ançelotit…

Trajneri Karlo Ançeloti tani është i papunë. Edhe pse ai ta arriti ta kualifikojë Napolin për në 1/16-tat e Champions, presidenti napoletan De Laurentis, të martën në mbrëmje, e shkarkoi nga detyra 60-vjeçarin për rezultate të dobëta në Seria A.

Por papunësia për Karleton duket nuk do të zgjasë shumë. Bëhet me dije se, jo vetëm Arsenali, por edhe Uest Hem dhe Everton, janë të interesuara për shërbimet e italianit.

Një gjë të tillë e pohon vetë ish-trajneri i Napolit, i cili për dy sezone (2009-2011) drejtoi Çelsin e Londrës, duke e shpallur edhe kampion në Premier League angleze.

Tekniku i shquar italian, ka një CV mjaft të pasur, ku spikasin sukseset e arritura me Milan, Bajer Mynih, Real Madrid, Paris SG, etj.

Gjithsesi, në këtë garë britanike për Karlo Ançelotin, duket se “topçinjtë” e Londrës, klubi i Arsenalit është në “pole position”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!